INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni efektet e pabesueshme që sjell dashuria në jetën e njeriut

Zbuloni efektet e pabesueshme që sjell dashuria në jetën e njeriut

Publikuar më: 13:11 17-03-2017
Martin Luther King ka thënë: “Dashuria është e vetmja fuqi e aftë për ta shndërruar armikun në mik”.
Fjalën dashuri e hasni  kudo në jetën tuaj. Sipas intv.al, për të flitet në  mënyrat nga më të ndryshmet, prandaj  ekspertët kanë renditur disa arsye, pse të keni dashuri në jetën tuaj ndikon pozitivisht.
 
1. Shton kënaqësinë në jetë
Sipas studimeve të ndryshme, nëse ekziston dashuria në jetën tuaj, juve ju shtohet më shumë kënaqësia në gjëra të ndryshme të përditshmërisë suaj.
2. Bëheni  njerëz më pozitivë
Mënyra si i mendoni gjërat është më pozitive. Ju mundoheni t’i ndihmoni njerëzit dhe nuk merrni anën negative të gjërave. Ju  i buzëqeshni jetës!
3. Përmirëson shëndetin
Fakti se jeni të qetë shpirtërisht do të thotë se ju i keni më të vogla mundësitë për të pasur probleme me shëndetin.  Dashuria ju shton imunitetin.
4. Jeni më produktivë në punë
Gjendja shpirtërore ndikon shumë në mënyrën si ju ecin gjërat në punë. Nëse nuk jeni të qetë me ndjenjat tuaja, me shumë mundësi nuk do jepni  maksimumin tuaj në punë.
5. Shton vetbesimin
Fakti që keni dashurinë në jetën tuaj, ju bën t’I përballoni gjërat me lehtësi dhe most a stresoni veten tuaj. Ajo ju bën t’i besoni vlerave që keni. Sipas intv.al nëse keni dashurinë në jetën tuaj, suksesi do jetë edhe më i madh për ju.
 
Po e mbyllim me një shprehje për dashurinë nga i madhi, Leo Tolstoy:
“Çdo gjë arrij ta kuptoj, sepse unë dashuroj”.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0018479824066162