INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni arsyet pse duhet të vizitoni Kretën këtë verë [FOTO]

Zbuloni arsyet pse duhet të vizitoni Kretën këtë verë [FOTO]

Publikuar më: 13:27 06-06-2018
Në listën e vendeve që duhet të vizitoni këtë verë është edhe ishulli fantastik i Greqisë, Kreta.
“Kushdo që shkon  në këtë ishull ndjen një forcë misterioze dhe të ngrohtë", shkruan  Nikos Kazantzakis, shkrimtari i madh i Kretës.
Pse duhet të shkoni në Kretë, sipas intv.al?
1. Ai  është në  anën jugore të Egjeut, ishulli më jugor në Europë. Kreta kënaq  çdo turist.
Shumëllojshmëria përfshin: fshatrat malore, plazhet e gjata ranore, gjiret shkëmbore, fushat e mrekullueshme, sportet e ujit dhe det të pastër. Klima është një nga më të mirat në Europë.Kreta është ishulli më i madh në Greqi dhe destinacioni më popullor i pushimeve. Kreta ishte qendra e qytetërimit Minoik (2700-1420 p.e.s.), kultura më e hershme e qytetërimit në Evropë, gjatë të cilës u ndërtuan pallatet e para mbretërore monumentale në Europë.
2. Kreta ka kafshë të egra, bimë dhe lule që janë unike në ishull. Atje mund të shijoni, fruta të freskëta, vajin e ullirit më të mirë në botë, djathra të shëndetshëm dhe  të shijshëm. Sipas intv.al mund të përjetoni kënaqësinë të pini një  kafe greke në një fshat malor, ose të shikoni rastësisht ndonjë dasëm tradicionale të zonës. Gjithashtu ka një parajsë historike dhe arkeologjike. Kreta ka njerëz  të respektuar në traditën e pritjes së vizitorëve. 
3. Për shkak se Kreta është ishulli më i madh në Greqi,  ofron dy zona turistike të zhvilluara me hotele turistike dhe gjithashtu limane të qetë me plazhe të fshehura. Ky ishull ju jep mundësinë të përjetoni kënqaqësi duke eksploruar vende të bukura në të.
 
-Ja disa nga qytetet më të njohura në Kretë:
1. Heraklioni ka muzeun e madh arkeologjik, kafenetë dhe dyqanet më të mira të  modës.
 
muzette.jpg
 
Heraklion-.jpg
 
2. Chania ka pjesën më të madhe të pjesës veneciane të historisë së saj të paprekur. Ajo është konvertuar në hotele, limane veneciane gjithnjë mbresëlënëse, hotele të vogla që gjenden në ndërtesat që dikur ishin shtëpi për tregtarët e huaj dhe një gamë të gjerë vendesh për të qëndruar.
 
haniaa.jpg
 
3. Rethymno ka pjesën e vjetër, kështjellën dhe një plazh me rërë, kafene dhe restorante me klientë lokalë dhe vizitorë.
 
pal_rreth.jpg
 
rrethimno.jpg
 
4.Sitia është më e qetë, por ende ofron shumë interes në plazhet e bukura , kafene unike dhe shumë hotele.
 
sitiaaaa.jpg
 
Burimi: Crete Travel
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652