INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulon foton me aktoren e njohur dhe bëhet menjëherë e famshme[FOTO]

Zbulon foton me aktoren e njohur dhe bëhet menjëherë e famshme[FOTO]

Publikuar më: 13:56 06-08-2018

Fotot që mund të kemi me personazhe të famshëm të ekranit na ngjallin një krenari të paparë. Disa njerëzve i ndodh dhe që të harrojnë për to, ose disa dhe kanë bërë foton përpara se personazhi të ketë bërë famë.

Blake Lively kohët e fundit ka postuar një foto të sajën me një fanse që i përket vitit 1997, pra përpara se ylli i Gossip Girl të ishte e famshme. Fansja në atë kohë ka qenë 5 vjeçe, kurse Blake rreth 10. Fotoja në fjalë është kryer në një koncert të grupit të famshëm Spice Girls.

Sapo aktorja Lively ka marrë vesh për postimin, ajo e ka ripostuar atë në faqen e vet dhe duke etiketuat fansen ka thënë me plot ironi që i ka dalë sekreti. Thjesht duhet që të pranojmë që kemi të bëjmë me një celebrity që është shumë pranë fansave dhe për këtë meriton respekt.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215