INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet skema e kontrabandës, arrestohet policja në Rinas

Zbulohet skema e kontrabandës, arrestohet policja në Rinas

Publikuar më: 12:43 21-09-2018

Një punonjëse e policisë në Rinas është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre si dhe për dhënien e ndihmës për të kaluar kontrabandë persona të cilët ishin ilegalë.
Dyshimet për implikimin të policisë janë lidhur me Brunilda Duda, me detyrë në Komisariatit e Policisë Kufitare dhe Emigracionin Rinas.

Mësohet se punonjësja ka ndihmuar 7 shtetas turq, që tentuan të kalojë kufirin në mënyrë jo ligjore.

Ndaj efektives së policisë rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Aktualisht hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279