INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Zbulohet shifra marramendëse! Ja sa kushtoi dasma përrallore e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Zbulohet shifra marramendëse! Ja sa kushtoi dasma përrallore e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Publikuar më: 16:21 09-07-2026

Dasma madhështore e Taylor Swift dhe yllit të NFL-së, Travis Kelce, vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it botëror. Tashmë kanë dalë në dritë edhe detaje mbi koston marramendëse të ceremonisë, e cila besohet se ka kaluar vlerën e 26 milionë eurove, duke u renditur mes dasmave më të shtrenjta të organizuara ndonjëherë.

Sipas Esther Lee, drejtoreshë editoriale e “The Knot Worldwide”, vetëm transformimi i arenës ikonike Madison Square Garden në New York në një ambient luksoz dhe intim për martesë kushtoi mes 4.4 dhe 8.8 milionë euro.

Një tjetër shpenzim gjigant ishte dekori. Lulet dhe zbukurimet e personalizuara të ceremonisë vlerësohet se kapën shifrën e rreth 4.4 milionë eurove, duke e kthyer arenën në një skenë përrallore.

Në dasmë morën pjesë rreth 1.100 të ftuar, ndërsa vetëm ushqimi, shërbimi dhe organizimi i mysafirëve llogaritet të kenë kushtuar mes 2.2 dhe 2.6 milionë euro.

Edhe veshjet e çiftit, programi artistik dhe të gjitha detajet e personalizuara të mbrëmjes përbënin një investim të jashtëzakonshëm, me një kosto që vlerësohet në rreth 1.8 milionë euro.

Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk kursyen as për të ftuarit. Secili prej tyre mori dhurata ekskluzive, përfshirë sete qirinjsh me aromat e preferuara të çiftit, suvenire me inicialet “T&T” dhe kujtime të krijuara posaçërisht për ceremoninë.

Në mesin e të ftuarve ishin disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës, kinemasë dhe sportit, si Gigi Hadid, Bradley Cooper, Dakota Johnson, Machine Gun Kelly, Kelsea Ballerini dhe shumë figura të tjera të njohura.

Taylor shkëlqeu me një fustan të krijuar enkas për të nga Christian Dior Haute Couture, ndërsa ceremonia u drejtua nga aktori dhe komediani Adam Sandler.

Çifti konfirmoi fejesën në gusht të vitit 2025, ndërsa ceremonia e tyre luksoze është cilësuar tashmë si një nga dasmat më spektakolare dhe më të shtrenjta në historinë e showbiz-it, duke vendosur një standard të ri për festimet e yjeve të Hollywood-it.