INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet sekreti që kanë meshkujt tek…seksi

Zbulohet sekreti që kanë meshkujt tek…seksi

Publikuar më: 21:32 04-04-2019

Pavarësisht se çdokush mund të ketë sekrete, kur vjen puna te seksi, meshkujt nuk janë dhe aq të sinqertë dhe sekreti më i madh i tyre është për fantazitë seksuale. Sipas një studimi online nga “Superdrug”, më shumë se 45% e meshkujve treguan se nuk flasin për fantazitë me partneret aktuale.

Në fakt, fantazitë seksuale mbaheshin sekret dhe nga 41% e femrave, që sërish është një shifër e lartë por gjithsesi rezultatet e studimit tregojnë se ato janë më të gatshme për të folur për dëshirat seksuale. E vërteta është se ndoshta biseda për këto fantazi nuk është e domosdoshme për kënaqësinë seksuale, pasi disa persona duan vërtetë ti mbajnë sekret dhe ndihen më të plotësuar kështu (e keni parasysh, i mbajnë për VETE). Por nga ana tjetër, nëse ja tregoni partnerit, ka një mundësi të madhe që të realizohen. Edhe ekspertët e këshillojnë këtë gjë, madje biseda për fantazitë është në krye të çdo liste që ata sugjerojnë për një marrëdhënie të shëndoshë.

Nëse gjëja që po ju mban së ndari mendimet është fakti që mund të jenë jo të zakonshme dhe të pista, atëherë kemi lajme për ju. Çdo fantazi është e tillë, kështu që kjo s’ka pse të ndiheni të turpëruar. Studimi i “Superdrug” gjithashtu tregoi edhe gjërat për të cilat njerëzit nuk flasin në dhomën e gjumit. Në mënyrë suprizë shumë njerëz janë shumë të fshehtë kur vjen puna tek sëmundjet seksualisht të transmetueshmë që kanë dhe mesa duket numri i meshkujve që bëjnë sikur kalojnë orgazmën është më i madh nga ç’mund ta merrni me mend.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015389919281006