INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet sekreti i piramidave. Është ndërtuar për dy dekada me gurë gëlqerorë [VIDEO]

Zbulohet sekreti i piramidave. Është ndërtuar për dy dekada me gurë gëlqerorë [VIDEO]

Publikuar më: 18:14 25-09-2017

Arkeologët kanë zbuluar sekretin që fshihet pas piramidës së Gizës në Egjipt.
Prej vitesh ndërtimi i këtij objekti është konsideruar një mister por tani ka ardhur dhe përgjigja nga studiuesit pas gjetjes së papirusit në portin e Vadi El-Jarf.
Sipas tyre kjo piramidë është ndërtuar për një periudhë dy dekadash duke përdorur gëlqerorë me origjinë nga Tora dhe Graniti i jugut të Egjiptit.
Në ndërtimin e kësaj piramide janë përdoru rreth 170.000 ton gurë gëlqerorë dhe brenda 1 dite transportoheshin nga skllevërit rreth 800 ton materiale nga Asuani i cili ndodhej 500 milje nga vendi i ndërtimit të piramidës.
Transportimi i këtyre blloqeve bëhej nëpërmjet anijeve të drurit, ku mbas tyre lidhnin blloqet dhe lundronin nëpërmjet kanalit të ndërtuar deri në portin e brendshëm pranë piramidës.
Kjo piramidë e konsideruar si një ndër 7 mrekullitë e botës.
Ajo është ndërtuar si varr për Faraibub Khufu dhe ka një lartësi prej 146 metra duke mbajt kështu dhe vendin e parë si piramida më e lartë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036628246307373