INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se çfarë i bëri bashkë ambasadorin LU dhe ministrin Peleshi

Zbulohet se çfarë i bëri bashkë ambasadorin LU dhe ministrin Peleshi

Publikuar më: 15:48 22-10-2017

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe ambasadori amerikan Donald Lu shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Po cila është kryesja që Lu e Peleshi shihen bashkë në një tryezë. Ka qenë pikërisht “Dita e Amerikës”një event në kujtim të shumë emigrantëve korçarë, të vjetër dhe të rinj që i dhanë Korçës një lidhje të fortë shpirtërore me Amerikën.
Ministri Peleshi, shkruan se “ekspozimi i letrave dhe fotografive të kurbetlinjve, gatimet dhe muzika amerikane, historitë e ndara me vizitorët e shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe sharmi i Pazarit te Vjetër, e bënë këtë fundjavë në Korçë një mrekulli”. Ai pohon se prania e ambasadorit Lu, i shtoi vlerat kësaj fundjave te veçantë. “Përgëzime Bashkisë dhe organizatës Njerëz dhe Ide. Një model për tu ndjekur”-shkruan Peleshi.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328