INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet parcela me kanabis në Tepelenë, 2 të arrestuar,1 në kërkim

Zbulohet parcela me kanabis në Tepelenë, 2 të arrestuar,1 në kërkim

Publikuar më: 19:19 29-07-2016

Vazhdon aksioni i policisë shqiptare për identifikimin dhe asgjësimin e lënëve narkotike dhe ditën e sotme Policia e Tepelenës ka asgjësuar 1720 rrënjë kanabis. Gjatë këtij operacioni policia bëri të mundur arrestimin e dy personave, dhe shpalli në kërkim një tjetër.

Të arrestuarit janë Ylleson Shuli , 64 vjeç, banues Korçë, Aldo Halili, 20 vjeç, banues në Durrës si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike ,i kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 284 & 25 i Kodit Penal .

Article Logic
Execution time: 0.002918004989624