INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet një familje e re yjesh, ç’ndodh në qiell [VIDEO]

Zbulohet një familje e re yjesh, ç’ndodh në qiell [VIDEO]

Publikuar më: 11:55 02-06-2019

Një familje yjesh u fotografua nga teleskopi Spitzer Space i NASA-s: por çfarë shihet në të.

Imazhi me ngjyrë tregon një grup entitetish, të lindur nga një masë e njëjtë e dendur e gazit dhe pluhurit, por me mosha të ndryshme. Formacionet yjore të identifikuara i përkasin, në fakt, gjeneratave të ndryshme.

Zonat e gjelbërta dhe portokalli përbëjnë një re të gazit dhe pluhurit të quajtur mjegullnajë. Ngjyra e kuqe, nga ana tjetër, është pluhuri që nxehet nga rrezatimi i yjeve. Pjesa e errët e imazhit, në mes të brezit të gjelbër në të majtë, është plot yje të vegjël, të përfaqësuar nga pika të kuqe dhe të verdha.

Ato përbëjnë zonën e quajtur Cepheus C, një "çerdhe" e vërtetë yjore. Në të djathtë të imazhit, ka një mjegullë të dytë të madhe me një grup tjetër yjesh, të njohur si Cepheus B.

Në fund ka një yll blu me një rreze të kuqe të dritës rreth tij. Astronomët e konsiderojnë atë një "yll që ikën": shirit i kuq është një valë që sillet rreth e qark përmes gazit dhe pluhurit.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047