INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet  misteri i vrasjes së Tupac? [VIDEO]

Zbulohet misteri i vrasjes së Tupac? [VIDEO]

Publikuar më: 21:39 03-04-2017

Vrasja e reperit legjendar 2 Pac kishte mbetur mister.

Muajin e kaluar, një ish polic i LA tregoi se Tupac u vra në një incident bandash që përfshiu reperë rivalë, ndërsa tani fakte të reja dalin në dritë.

Ka qenë producenti Suge Knight ai që pretendon se një dokumentar i shfaqur së fundmi mbi jetën e mikut të tij Tupac, zbulon edhe arsyen pse ai u vra.

Suge ka qenë me bashkë me reperin në mbrëmjen që ai u vra dhe aktualisht është  në pritje të gjyqit për akuza për vrasje, por kurrë nuk ka folur në lidhje me këtë të vërtetë.

Ai ka thënë se akuzat e bëra në dokumentarin “Vrasja e Tupac: Beteja për Compton”, janë të vërteta.

Regjisori Richard Bond pretendon se ai ka siguruar një dokument nga avokati i Suge që dëshmon se historia e treguar në dokumentar (ku  Suge ishte shënjestra kryesore dhe  jo Tupac) , është e vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986