Pas shumë pikëpyetjesh në rrjet, më në fund është mësuar identiteti i personit që Benita ka përmendur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova. Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, banorja rrëfeu detaje nga romanca 5-vjeçare, e cila duket se po kalon një periudhë delikate.
Sipas burimeve të sigurta të konfirmuara nga Prive By Liberta Spahiu, bëhet fjalë për Endrin, një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai ishte një sensacion i muzikës para një dekade, i njohur për hitet që pëlqeheshin shumë nga adoleshentët e asaj kohe.
Ai u tërhoq për t’u bërë biznesmen, por mesa duket, drama me Benitën e ka rikthyer në qendër të vëmendjes, fiks pasi ai bëri rikthimin e paralajmëruar në muzikë.








7 Jan 2026 





