INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet ftesa që Meta i dërgoi Ramës për takim, kryeministri: ‘’Jam i zënë me...’’[FOTO]

Zbulohet ftesa që Meta i dërgoi Ramës për takim, kryeministri: ‘’Jam i zënë me...’’[FOTO]

Publikuar më: 22:01 26-06-2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku e fton nesër në takim për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.

Në letrën që ka zbuluar vetë kreu i qeverisë, Presidenti i shkruan se është në gatishmëri për të pritur kryeministrin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të mesditës në zyrën e tij.

Por përgjigja e Edi Ramës ka qenë e shkurtër dhe e prerë 'Kemi zgjedhje, jam i zënë'.

Kryeministri thotë se ndodhet në fushatë sipas dekretit presidencial ku 30 Qershori është përcaktuar si datë zgjedhjesh.

rbrb.jpg

gnh.jpg

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934