INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet e dashura e kryeministres lesbike serbe[FOTO]

Zbulohet e dashura e kryeministres lesbike serbe[FOTO]

Publikuar më: 16:38 30-08-2017

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç mësohet se është në një marrëdhënie me një doktoreshë nga Beogradi. Së fundmi ajo ka dalë publikisht me partneren e saj. Ato prej disa vitesh janë në një marrëdhënie dhe mesa duket doktoresha ia ka rrëmbyer zemrën kryeministres.
Sipas “Kurir” e dashura e Brnabiç është një vajzë simpatike dhe punon në një nga institucionet mjekësore të Beogradit. Kohët e fundit çifti është shfaqur në Kroaci, në ishullin Krk, ku Brnabiç ka një shtëpi familjare dhe kanë kaluar disa ditë pushimi aty.
Ndër ata që patën mundësi të takoheshin me të dashurën bukuroshe të kryeministres së re, ishin ministrat serb.“Kurir” shkruan se  Ivica Daçiç ishte veçanërisht i magjepsur nga e dashura e kryeministres të cilën ajo e prezantoi në një darkë të veçantë.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç njihet për stilin e saj mashkullor dhe karakterin e fortë.

e_dash.png

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658