INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet dokumenti. BE vendos se kur do të hapen dyert për Ballkanin

Zbulohet dokumenti. BE vendos se kur do të hapen dyert për Ballkanin

Publikuar më: 13:26 09-01-2018

Bashkimi Evropian po përgatitet që të caktojë përfundimisht vitin 2025 si afat të fundit për valën e re të zgjerimit, por mosmarrëveshjet mes shteteve të Ballkanit mund të bëhen shkak që procesi të mbetet mbrapa.
“Partnerët e Ballkanit Perëndimor tani kanë një mundësi historike. Për herën e parë, perspektiva e pranimit të tyre është në afat kohor më të mirë”, thuhet në një draft të siguruar nga “EUobserver” që pritet të miratohet më 14 shkurt nga Bashkimi Evropian. “Me dëshirën e fortë politike, reformimin real dhe zgjidhjet e qëndrueshme ndaj mosmarrëveshjeve mes fqinjëve, Mali i Zi dhe Serbia duhet të jenë gati për pranim më 2025”.
Aty theksohet se Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova “duhet të jenë në nivel të avancuar në rrugën evropiane deri atëherë”, ose, sipas një alternative tjetër “negociatat... duhet të avancojnë deri atëherë”.
Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE. Shqipëria dhe Maqedonia po shpresojnë ta bëjnë këtë sivjet. Maqedonia duhet të rregullojë fillimisht problemet për emrin me Greqinë. Bosnja, pritet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova po konsiderohet që zyrtarisht të emërohet si kandidate.
Në dokument theksohet se problemet mes vendeve të rajonit mund të bllokojnë planin “ambicioz”. "BE nuk mund dhe nuk do të importojë mosmarrëveshje dypalëshe, prandaj të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin mosmarrëveshje të tilla në mënyrë urgjente", thuhet në draft.

Aty propozohet që çështjet e kufirit duhet të zgjidhen nga arbitrazhi ndërkombëtar, për shembull në Hagë dhe çdo vendim duhet të jetë "i detyrueshëm, përfundimtar" dhe "plotësisht i respektuar"-shkruan Euobserver.
Problemi më i madh shihet mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Duke folur për Beogradin drafti, thotë se përparësi në rrugën drejt BE kanë interesat strategjike. Komisioni thotë se “normalizimi i marrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës në formë të një marrëveshje ligjore të detyrueshme” do të ishte “kruciale” për rrugën e të dy vendeve drejt BE-së. Megjithatë problemet për Kosovën,shkojnë përtej Serbisë. Pesë shtete të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë, shkruan “EUobserver”. Ndërkohë, kreu i saj i ri, Ramush Haradinaj, është zotuar të bllokojë ligjin për Gjykatën Speciale që do të shqyrtoj akuzat e krimeve të luftës në Kosovë. SHBA, të hënën, refuzoi t'i japë atij një vizë për të marrë pjesë në një ngjarje në Iowa më 11 shkurt. Dhe ky vendim duket si dënim.
Më tej kjo media shkruan se mosmarrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhet deri në qershor. Greqia ka bllokuar bisedimet e hyrjes së Maqedonisë dhe BE-së për dekada me arsyetimin se emri i Maqedonisë nënkuptonte një kërkesë për një rajon grek me të njëjtin emër. Por Shkupi dhe Athina thonë se janë afër arritjes së një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB. Kryeministri Zaev tha një ditë më parë se ka mundësi që deri në mesin e vitit 2018 të jetë gjetur një zgjidhje." Mosmarrëveshjet në Ballkan vazhdojnë edhe 20 vjet pas përfundimit të luftërave në rajon. Planet e BE për Ballkanin u bën më të qarta pas rritjes së ndikimit rus në rajon.

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482