INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni

Zbulohet data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni

Publikuar më: 12:04 07-08-2017

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi e shpalli 15 tetorin si datë kur do të mbahen zgjedhjet vendore.

Fushata zyrtarisht fillon njëzet ditë para zgjedhjeve.

“Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve, të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore.

Institucionet kompetente të sigurojnë që i gjithë procesi zgjedhor dhe vetë dita e zgjedhjeve të rrjedhë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ashtu siç meritojnë qytetarët e nderuar të Republikës së Maqedonisë”, ka theksuar Xhaferi.

Aktualisht Maqedonia është në një debat për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, pasi Grueski e kundërshton.

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676