INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet çifti i ri në showbizin shqiptar! Këngëtarja e njohur e pranon që e dashuron kolegun: Jemi në një lidhje…[FOTO]

Zbulohet çifti i ri në showbizin shqiptar! Këngëtarja e njohur e pranon që e dashuron kolegun: Jemi në një lidhje…[FOTO]

Publikuar më: 10:39 31-07-2019

Ajo është komentuar shpesh për jetën private, por ka zgjedhur ta mbajë atë shumë hermetike, të paktën deri në këtë kohë pasi nuk duroi dot më.  Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Dafina Dauti e cila ka pranuar se është e dashuruar me këngëtarin Tafil Kurteshi.

Dafina foli për “Telegrafin” teksa tha se është shumë e lumtur pranë partnerit dhe falenderuese që kanë gjetur njëri-tjetrin:

“Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”.

Ajo shtoi se takimi i parë i tyre ndodhi në një koncert në Shëngjin, ku të dy ishin të ftuar të këndonin në të njëjtin vend.

let.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004058837890625