INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet banorja e dytë e ''Big Brother VIP Albania 2''

Zbulohet banorja e dytë e ''Big Brother VIP Albania 2''

Publikuar më: 20:27 28-11-2022

Shumë shpejt pritet të nisë "Big Brother Albania Vip 2" dhe në media kanë filluar të aludohen emrat se kush do të jetë pjesë e realityshow-t.

Pak ditë më parë mediat rozë raportuan se banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë moderatorja Kiara Tito, teksa ditën e sotme kanë zbuluar një tjetër emër.

Bëhet fjalë për Jori Delli, një influencere e cila jeton në Itali. Madje duket se promovimi për Jorin ka filluar nga Top Channel, e cila ka qenë së fundmi e ftuar edhe tek "Top Arena".

Jori është shoqe e ngushtë dhe me Beniada Nishanin, e cila po ashtu është një modele e njohur në Itali, por në Shqipëri njihej shumë pak deri në momentin kur hyri në Big Brother Vip Albania.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664