INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen thesare të jashtëzakonshme nën qytetin e Selanikut mes tyre dhe statuja e perëndeshës së dashurisë

Zbulohen thesare të jashtëzakonshme nën qytetin e Selanikut mes tyre dhe statuja e perëndeshës së dashurisë

Publikuar më: 10:52 24-04-2019

Një thesar i jashtëzakonshëm të objekteve të lashta, si kurora, unaza prej ari dhe statuja të perëndeshës Afërdita është zbuluar nga ndërtimi i një rrjeti metroje nën qytetin grek të Selanikut.
Nga arkeologët të cilët gërmuan më shumë se 300.000 artefakte, nga monedha dhe stoli në statuja, mermeri, amfora, llamba nafte dhe vazo parfumi, janë gjetur në qendrën e lulëzuar tregtare të qytetit të lashtë, që ishte rajoni i dytë më i rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës.
Punëtorët në ndërtim e sipër kanë gjetur një rrugë të shtruar me gurë, ‘Decumanus Maximus’, që kalonte në zemër të Selanikut në shekullin e gjashtë pas Krishtit.
Mes të tjerash janë zbuluar më shumë se 5.000 varre, ku disa prej tyre mbajnë kurora të arta. Kryetari i Attiko Metro, Yannis Mylopoulos, u shpreh: “Gërmimet janë projekti më i madh arkeologjik i viteve të fundit në Greqi. Cilësia dhe sasia e gjetjeve është me të vërtetë mbresëlënëse. Ata zbulojnë vazhdimësinë e historisë së Selanikut dhe Maqedonisë.”
Disa statuja të Afërditës, perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë u zbuluan në të njëjtin vend. Gjithashtu ajo është përshkruar në mozaikë, që e tregon të shtrirë në një shtrat para Erosit. “Një numër i madh statujash që përshkruajnë Afërditën janë gjetur në qendër të qytetit, ndërsa disa të tjerë u zbuluan në zonën rreth Kishës së Acheiropoietos një kishë bizantine e shekullit të pestë”, tha Kreu i departamenti i antikiteteve në Selanik, Dr. Polyxeni Adam-Veleni.

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619