Rrushja dhe Erioni janë dy konkurrentë të “Për’puthen” që njihen nga jashtë. Ata kanë zbuluar se para 5 viteve kishin pasur një flirt mes tyre por që kishte përfunduar me aq. Ka qenë Rrushja që në puntatat e fundit ka zbuluar se atë kohë Erioni kishte shumë peshë dhe kjo ishte arsyeja që nuk e pëlqente fizikisht. Kjo deklaratë e saj ka bërë që ndjekësit të hulumtojnë dhe të gjejnë fotografi të Erionit nga ajo kohë ku duket me më shumë peshë.