INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detajet, ja kë takoi Hajdarmataj pak ditë para shkarkimit, reagon edhe ambasada amerikane: Priten arrestime VIP [FOTO]

Zbulohen detajet, ja kë takoi Hajdarmataj pak ditë para shkarkimit, reagon edhe ambasada amerikane: Priten arrestime VIP [FOTO]

Publikuar më: 21:25 09-05-2018

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj pak ditë para se të shkarkohej nga detyra me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, ka takuar pasuesen e tij në detyrë, Donika Prela.

Takimi mes tyre është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit, raporton Fax News. Nuk dihen detaje për fokusin e takimit.

Ditën e sotme, Besim Hajdarmataj është hequr nga drejtimi i Krimeve të Rënda duke kaluar në prokuror të kësaj prokurorie. Hajdarmataj ka hetuar ish-ministrin Tahiri. Nga ana tjetër Donika Prela, është prokurorja e Durrësit, që kishte në dorëzim çështjen “Llalla”.

hajadrm.jpg

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe një herë sot, është treguar aktive në komentet e saj mbi zhvillime që lidhen me institucionet e drejtësisë.

Ambasadori Donald Lu, ka reaguar pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt nga drejtimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.

Kryediplomati amerikan në Tiranë, Donald Lu deklaroi sonte se “SHBA është gati të mbështesë një prokurori që punon pa vonesa”.

Në këtë deklarim që u dha në News 24, ai ka shprehur mbështetjen për emërimin në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda të Donika Prelës.

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme.

Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”- shprehet ambasadori Donald Lu.

Z. Lu ka bërë thirrje që të finalizohen hetimet për dosje me profil të lartë publik.

“Hetimet me profil të lartë publik të ecin para pa ndërhyrje politike”, deklaroi Donald Lu. Kujtojmë se dosja më e rëndësishme që ka në dorë Prokuroria për Krime të Rënda është ajo e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ambasadori Lu kishte një konflikt të ashpër me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla pas përplasjeve mes tyre lidhur me Bankers Petroleum dhe aferat e dyshimta të saj që disa herë autoritetet shqiptare dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama, kishin deklaruar se po abuzonte me taksat në Shqipëri me vlerë miliona dollarë.

Llalla denoncoi se Lu i kishte kërkuar ndërprerjen e hetimit për çështjen e Bankers ku një nga aksionerët ishte edhe ish zyrtari i lartë amerikan i Pentagonit.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773