INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detaje të reja për zjarrin në Greqi. Ja kush mund ta ketë shkaktuar tragjedinë

Zbulohen detaje të reja për zjarrin në Greqi. Ja kush mund ta ketë shkaktuar tragjedinë

Publikuar më: 14:48 26-07-2018

Hetimet paraprake në lidhje me zjarrin, i cili shkaktoi një tragjedi të vërtetë në periferi të Athinës, tregojnë se shkëndijat e dala nga shtyllat e tensionit të lartë mund të jenë burim i kësaj fatkeqësie. Siç raporton “Protothema”, kryetari i Bashkisë Penteli në Atikën veriore, Dimitris Stergiou, ka thënë se shkak mund të jetë vatra e shkaktuar nga prerja e një kablli të tensionit të lartë. Ai ka pohuar se e ka parë vetë kabllin e shkëputur nga rrjeti i vjetër në këtë zonë, madje për këtë ka vënë në dijeni edhe Brigadën e Zjarrit. Zyrtarët menduan në fillim se flakët ishin pasojë e zjarrvënies së qëllimshme, pasi u zbulua se 15 zjarre nisën njëkohësisht në zonën e Athinës, si pjesë e lëvizjeve për "destabilizimin e vendit". Por, kjo teori u hedh poshtë pas hetimeve që po kryehen. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, së bashku me kryebashkiakun Rafina-Pikermi Evangelos Bournous dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore, vizituan sot zonat e prekura nga zjarret vdekjeprurëse në Atikën Lindore. Kammenos tha se qëllimi i ministrisë është të kontribuojë në restaurimin e plotë të zonës dhe sipas tij duhet të ndryshohet plani i qytetit dhe rrugët duhet të kenë akses në det, në mënyrë që të mos ketë asnjë viktimë tjetër në të ardhmen. Numri të vdekurve nga kjo fatkeqësi ka shkuar në 85, ndërkohë janë 187 të lënduar.

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994