INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulohen 219 planetë. NASA: 10 prej tyre janë me përmasat e Tokës[VIDEO]

Publikuar më: 13:02 20-06-2017

NASA njofton se ka zbuluar 219 planetëve të tjerë të mundshëm jashtë sistemit tonë diellor.  10 prej këtyre planetëve janë me përmasat e Tokës dhe të pozicionuar në zonën e banueshme, domethënë në distancën e duhur nga ylli mëmë për të pasur ujë të lëngshëm në sipërfaqe. Këto informacione u grumbulluan nga teleskopi hapësinor “Kepler”. Sipas Suasan Thomson, shkencëtare e NASA-s, katalogu përfaqëson pikën e nisjes për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më interesante të astronomisë; Sa planete janë të ngjashëm me Tokën në galaksinë tonë? Me anë të të dhënave të grumbulluara nga “Kepler” është bërë e mundur matja e saktë e mijëra planetëve duke zbuluar dy tipologji kryesore mes atyre më të vegjëlve; ata me përbërje shkëmbore me madhësinë e Tokës, e ata që përbehen nga gazi me përmasa më të vogla se Neptuni. Shkencëtarë thanëse zbulimi i këtyre dy tipologjive është i rëndësishëm për kërkimet në gjetjen e formave të jetës, pasi tregon se gati gjysma e planetëve të njohur të galaksisë nuk kanë sipërfaqe, ose e fshehin atë pas një atmosfere shkatërruese, të papërshtatshme për zhvillimin e jetës.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377