INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet vrasja në Fier. Shoku i viktimës pranon autorësinë e krimit: Isha i dehur

Zbardhet vrasja në Fier. Shoku i viktimës pranon autorësinë e krimit: Isha i dehur

Publikuar më: 11:57 09-03-2018

Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e një 36-vjeçari nga Fieri që rezultonte i zhdukur që nga muaji qershor i vitit 2017. Viktima K.B 36 vjeç, banues në Fier, i cili ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët është vrarë nga shoku i tij. Policia ka vënë në pranga autorin e krimit, Albert Zekaj 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe. Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit. Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas. Policia thotë se 32-vjeçari Zekaj, tashmë i arrestuar, gjatë marrjes në pyetje pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet. Familja e denoncoi si të humbur. Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer. Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin dhe mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

Article Logic
Execution time: 0.0035111904144287