INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet telefonata e shokut të Mac Miller para se ai të humbte jetën, policia ngre dyshime

Zbardhet telefonata e shokut të Mac Miller para se ai të humbte jetën, policia ngre dyshime

Publikuar më: 15:28 14-09-2018

Disa ditë më parë ish i dashuri i Arianna Grandes, Mac Miller u nda nga jeta për arsye të një mbidoze të lëndëve narkotike. Një ditë para vdekjes së tij, një mik i Miller ka thënë se se kishte folur me të në telefon me reperin.

Një telefonatë që i është bërë policisë, natën që reperi ndërroi jetë ka ndryshuar dinamikën e ngjarjes. Në telefon ka qenë pikërisht miku i tij teksa u lutej shërbimeve të emergjencës të shkonin në shtëpinë e Miller në Los Angeles. Në këtë mënyrë deklarata e tij u hodh poshtë dhe dyshohet se ata kanë qenë bashkë në momentet e fundit të jetës.

Policia ka thënë se Miller ka ndërruar jetë para se të vinin shërbimet e emergjencës dhe është gjetur “vetëm pak” kokainë, gjë që i ka bërë ata të mendojnë se shtëpia është pastruar paraprakisht.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037