INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet ngjarja, ja si u vranë 3 persona për një shuplakë në Mat

Zbardhet ngjarja, ja si u vranë 3 persona për një shuplakë në Mat

Publikuar më: 22:35 11-10-2018

Një masakër e trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në Mat si dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Viktimat u qëlluan brenda një lokali në fshatin Shëlli në Njësinë Administrative Lis, teksa ishin duke drekuar. Autor i kësaj masakre u identifikua 51-vjeçari Kujtim Koxha, 51-vjeç i cili u kap një orë pas krimit në fshatin Burgajet, pasi u angazhuan 40 forca policore.

51-vjeçari hapi zjarr në drejtim të lokalit ku po drekonin Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi, duke i lënë të tre të vdekur, ndërsa plagosi Astrit Hanin. Punonjësit e Bashkisë së Matit po inspektonin punimet për ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat e Njësisë Administrative Lis. Autori ka kërkuar largimin e përfaqësuesve të bashkisë, ndërsa mes tyre ka nisur një sherr verbal dhe më pas edhe fizik.

Mësohet se Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij.

Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Aliaj mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Më pas autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën automatik dhe është kthyer në lokal duke qëlluar punonjësit e bashkisë që po konsumonin drekë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037508010864258