INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn Malik fshin nga lëkura të kaluarën [FOTO]

Zayn Malik fshin nga lëkura të kaluarën [FOTO]

Publikuar më: 16:27 05-08-2016

Nuk ishte një ditë e mirë kjo për Perry Eduards.

Përveç  ndarjes prej një viti, duket se këngëtari i  “Pillowtalk” vendosi të zhdukë nga krahu edhe tatuazhin ku kishte vizatuar fytyrën e ish të fejuarës së tij. Janë të shumtë personazhet e showbizzit të cilët pas ndarjeve janë detyruar të modifikojnë tatuazhet e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ylli i  “One Direction” me tatuazhin të cilin e kishte bërë në vitin 2003 në krahun e djathtë, si provë dashurie ndaj Perrie Eduards.

Mesa duket lidhja e re me modelen Gigi Hadid ka bërë që ai ta harrojë të kaluarën dhe të vendosë të modifikojë edhe tatuazhin. Kjo e fundit është vërejtur në foton e postuar nga vetë Gigi në Snpachat teksa Zayn gatuan. Ndërkohë prej 9 muajsh këngëtari Zayn është në një lidhje me Gigin, ndërsa javën e kaluar ata vendosën të jetojnë bashkë në LA.

Article Logic
Execution time: 0.00351881980896