INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn dhe Niall Horan shtrëngojnë duart sa për sy e faqe në AMAs [VIDEO]

Zayn dhe Niall Horan shtrëngojnë duart sa për sy e faqe në AMAs [VIDEO]

Publikuar më: 20:19 21-11-2016

Mbrëmja magjike e American Music Awards 2016, na i ofroi të gjitha, sidomos shumë ribashkime, si Drake dhe Nina Dobrev, The Chainsmokers dhe Halsey kënduan “Closer”, dhe mbi të gjitha Zayn e Niall Horan. Për hir të miqësisë së mrekullueshme dhe karrierës së suksesshme që djemtë kishin kur ishin pjesë e One Direction, duhej një shtrëngim duarsh, një veprim kaq fisnik dhe emocionues, pas një periudhe të gjatë pa folur me njëri-tjetrin. Të gjitha kreditet shkojnë për Niall, i cili e ka treguar gjithmonë se do një ribashkim të grupit që i bëri të famshëm ata. Për 0.5 sekonda ata u takuan dhe një përdoruese e Twitter @EverglowAnne”, ishte aq e lumtur sa ta filmonte këtë moment, i cili bëri që interneti të çmendej.

Kushedi sa fansa të 1D kanë qarë kur kanë parë videon.

Article Logic
Execution time: 0.0014581680297852