INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zarife Hasanaj ''Dëshmore e Atdheut'', ushtarët formojnë mbiemrin e saj me trupat e tyre [FOTO]

Zarife Hasanaj ''Dëshmore e Atdheut'', ushtarët formojnë mbiemrin e saj me trupat e tyre [FOTO]

Publikuar më: 12:28 09-05-2019

Trupi i nëntetares Zarife Hasanaj ,në arkmortin e mbuluar me flamurin kuq e zi, është nisur për në Shqipëri. Në bazën Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Në shenjë nderimi për kolegen e tyre që mbeti e vdekur në Letoni, efektivët e Forcave të Armatosura kanë formuar mbiemrin e ushtarakes për të nderuar kujtimin e saj.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë në familjen e nën tetares Zarife Hasanaj, duke ju dhënë lajmin se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”.

hasanaajj.jpg

trupiii.jpeg

trupii.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002