INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zanafilla” ekspozita që na risjell ngjarjet e viteve 1990

“Zanafilla” ekspozita që na risjell ngjarjet e viteve 1990

Publikuar më: 16:36 26-02-2018

Ekspozita është një dëshmi e ngjarjeve që ndodhen në 20 skurt 1991 dhe e ditëve që ndoqën këtë ndodhi, që solli një epokë të re me plot shpresa dhe ëndërra. Ekspozita ka një vlerë të rëndësishme për faktin që trajton një ngjarje historike siç është data 20 shkurt kur u rrëzua komunizmi.

“Ideja për realizimin e ekspozitës lindi nga përvjetori, pra që pas 27 vitesh nga rënia e komunizmit të hapja një ekspozitë, për atë ngjarje të madhe. Unë vazhdimisht insistoj dhe synoj që tu ofroj të rinjve historinë e atyre viteve. Zanafilla simbolizon pikërisht vitet 90 kur kalojmë nga një sistem politik diktatorial në një demokraci, domethënë që kemi një fillim të ri për vendin tonë”- tha Z. Gani Xhengo, autori i ekspozitës në intervistën për IN Tv.

20 shkurti dhe vitet 90 janë pjesë e historisë së kombit por jemi në një moment shumë dëçiziv të kësaj historie. Sipas autorit të kësaj ekspozite, qëllimi është që ata persona që e kanë jetuar këtë moment të sjellin në memorien e tyre atë periudhë dhe të reflektojnë. Rinia duhet ta mësojë më patjetër këtë histori, këtë periudhë të ndryshimeve dhe më pas të reflektojnë dhe reagojnë.

Artisti Xhengo dha një mesazh për të rinjtë që të reflektojnë për të përmirsuar gjërat. “Të rinjtë të mos pajtohen me realitet dhe situatat që janë fallco, janë fiktive por të reagojnë për të përmirsuar gjërat siç u bë në ato vite.

522f0b19-14ca-434f-9d45-29a9469033fb.jpg6d7a1f61-956e-4490-b00e-62a4d8e47e60.jpg3cc05984-3597-4065-91ab-661f3afbbe13.jpg23ff50ac-079f-4dc2-94a0-f572d3ed5ade.jpg7464669f-e7dc-48f0-a5c0-83479011284d.jpgd602a0f3-1621-4e23-ba90-44165545e7cb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043