INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Manjani sqaron keqkuptimet për Vetting-un

Ylli Manjani sqaron keqkuptimet për Vetting-un

Publikuar më: 14:44 11-08-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani iu tërheq vëmendje politikanëve që janë të paqartë në lidhje me vetting-un. Sipas tij ideja se Vetting ndreq vendimmarrjen e gjykatave është më i gabuari i mundshëm

“Vettingu nuk është hakmarrje politike as nuk ndreq vendimarrjen në gjykata”, këtë sqarim ai e ka publikuar në Twitter.
Reagimi i Ministrit të Drejtësisë vjen në ditën kur ka hyrë në fuqi kushtetuta e rifreskuar, pas miratimit të reformës në drejtësi. Ajo që e mban peng funksionimin e ndryshimeve kushtetutëse janë shtatë ligjet, të cilat ende nuk janë miratuar nga Kuvendi. E këto shtatë ligjet e reformës në drejtësi, po pengojnë aplikimin e ndryshimeve në kushtetutë. 11 gushti ishte diskutuar si dita kur do të mund të mblidhej parlamenti për të miratuar shtatë ligjet e reformës në drejtësi, por kjo sot nuk ndodhi.

Article Logic
Execution time: 0.0026118755340576