INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Manjani reagon dhe nisën largimet nga puna pas dhunës ndaj sipërmarrësit libanez

Ylli Manjani reagon dhe nisën largimet nga puna pas dhunës ndaj sipërmarrësit libanez

Publikuar më: 15:11 26-09-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pasi e ka quajtur kriminale dhunën ndaj biznesmenit libanez ka garantuar se fajtorët do të ndëshkohen sipas ligjit.

Ndëshkimi i parë sipas tij do të vijë ndaj gjyqtares së çështjes që dha vendimin për pronën tek Gjiri i Lalzit, pronë e cila u bë zanafilla e konflikteve e gjyqeve që e shoqëruan investitorin e huaj në Shqipëri.
Manjani ka larguar nga detyra dhe avokaten e Avokaturës së Shtetit dhe Juristin e këtij institucioni.

“Kam vendosur procedim disiplinor me kërkesë të pakthyeshme për shkarkimin e gjyqtares së Durrësit, Joana Qeleshi në KLD. Inspektimi ende vijon. Nuk tërhiqem nga kjo kërkesë pasi një rast i tillë nuk duhet të ndodhë më. Nëse biznesi trembet për shkak të këtyre vendimeve absurde ne nuk mund ta lejojmë. Ka shkelur ligjin dhe ka cënuar punën e gjyqtarit. Avokaturës së përgjthshme të shtetit i kërkoj të thellojë analizën e punës së institucionit," tha Manjani.
Ministri i Drejtësisë drejtori akuza dhe ndaj, Kryetarit të Bashkisë Durrës duke thënë se dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi.
Ndërsa Prokurorit të shtetit i bëri thirrje që të hetojë vlefshmërinë e këtij vendimi.
Manjani ka dhënë detaje mbi tokën sesi u morr nga ana e kompanisë dhe lejen që qeveria i dha kësaj të fundit për të nisur punimet për resortin.
 
“Kompania kërkoi hetim për pronësinë në Gjirin e Lalzit. Kompania në 2008 nisi kërkesën për punimet. Leja i është dhënë kompanisë në vitin 2016. Familja Selçuni bëri padi për tokën në vitin 2015. Kemi përgjegjësi ligjore duke nisur nga gjykata e Durrësit që ka gabuar rëndë, proceduralisht, në substancë sesi është zbatuar ligji. Hetim administrativ për tokën në Gjirin e Lalzit. Çështja është gjykuar nga një gjyqtare e vetme për 45 mijë metra katror tokë, ku duheshin 3 gjykatës për vendimin. Gjykata nuk ka qenë e bindur në ligj e fakte që personi që kërkon pronën e ka mbajtur për 20 vite. Toka ka pasur kontratë qiraje. Gjykata ka bërë gabim që ka injoruar zyrën e kthimit dhe kompensimit të pronave. Përgjegjësi ka edhe bashkia Durrës dhe avokatia e shtetit të cilët duhet ta kishin ankimuar këtë vendim”, përfundoi Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766