INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Limani sjell një copëz të versionit të tij të këngës ''PLAS'' e Flori Mumajesit dhe të gjithë ''u çmendën''! [VIDEO]

Ylli Limani sjell një copëz të versionit të tij të këngës ''PLAS'' e Flori Mumajesit dhe të gjithë ''u çmendën''! [VIDEO]

Publikuar më: 19:48 14-12-2018

Kënga që i dha fitoren mbrëmjen e së shtunës u kthye brenda një jave në një hit. Flori Mumajesi triumfoi me “Plas” në festivalin e “Këngës Magjike” dhe të gjithë na mbeti në mendje kënga e tij. Pasi Elhaida Dani realizoi një cover për këtë këngë, tani është rradha e Ylli Limanit.

Ai këndoi në versionin e tij baladën “Plas”, nga Flori Mumajesi. Ylli ka publikuar një pjesë të saj në llogarinë e tij në Instagram, kurse mbishkrimi që i la asaj ishte: 

“Si gjithe, me @fatjonmiftari tu u knaq me disa prej kangve ma t’bukura shqip, kesaj rradhe me “Plas” te @iamflorimumajesi ?”. Fanset e Yllit e pëlqyen shumë këtë version dhe i thanë fjalët më të mira në komente këngëtarit të njohur.

 

Article Logic
Execution time: 0.004086971282959