INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Limani nuk mban më sekrete! Tregon dëshirën më të madhe që kishte në ‘The Voice’[FOTO]

Ylli Limani nuk mban më sekrete! Tregon dëshirën më të madhe që kishte në ‘The Voice’[FOTO]

Publikuar më: 08:12 02-05-2018

Përveç talenteve që investojnë për t'u futur vetë në botën e spektaklit, nuk mungojnë rastet kur emisionet e gjenerimit dhe promovimit të talenteve të reja zbulojnë elementë të spikatur të cilët më pas bëhen të admiruar në sytë e publikut.

Një rast i tillë është edhe ai i këngëtarit Ylli Limani, i cili fillimisht u njoh nga publiku i gjerë në “The Voice” në vitin 2011.

Ky ishte starti që do t'i jepte luksin Yllit të niste rrugën e suksesit të padiskutuar, bazuar në talentin e djaloshit.

Po të bëjmë pak retrospektivë në kohën kur këngëtari konkuronte në "The Voice" vetëm dy karrige u kthyen, ndërsa këngëtarja Miriam Cani nuk e aprovoi zërin e Yllit asokohe.

Në një intervistë për ‘Pasdite në Top Channel’, këngëtari i hitit ‘Najher’, zbuloi se është zhgënjyer që Miriami ose Alma nuk u kthyen për të.

“Po desha të kthehej Miriami, për shkak të stilit dhe butësisë artistike, por ajo nuk u kthye. Nëse do të ishin kthyer të katërt, kurrsesi nuk do ta kisha zgjedhur Eltonin. Më dukej gati i frikshëm, shumë i rreptë, por ishte krejt e kundërta”, -tregoi Ylli.

Sido që të jetë, Ylli Limani padyshim është një nga zërat më të talentuar të momentit që kushedi se vajza ka bërë për vete me tekstet dhe kenget e tij plot pasion.

drth_e45.png

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266