INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli i 'Sen Çal Kapımı' rezulton me Covid-19, testohet i gjithë stafi!

Ylli i 'Sen Çal Kapımı' rezulton me Covid-19, testohet i gjithë stafi!

Publikuar më: 13:26 18-10-2020

Covid-19 nuk i ka shpëtuar as një pjesëtar i serialit turk më të ndjekur të momentit “Trokit në derën time”. Mediat turke raportojnë se personazhi më pozitiv i serialit Elçin Afacan ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19 dhe për këtë arsye është izoluar.

Vetë ajo ka reaguar në rrjetet sociale, duke falenderuar fansat për interesimin ndaj saj, por shkruan se jeta do bëhet sërish me ngjyra dhe çdo gjë do shkojë mirë, teksa shton se mezi pret të rikthehet.

Po ashtu, i gjithë stafi i është nënshtruar tamponëve, por fatmirësisht kanë rezultuar negativ. Ndërkohë, Melo do mungojë në episodin e radhës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039441585540771