Mbrëmjen e së enjtes motra e këngëtarit të njohur, Louis Tomlinson, Felicite ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar vetë përfaqësuesit e këngëtarit për “Us Weekly”.
Ndërsa “TMZ” ka raportuar se dizajnerja ka ndërruar jetë për shkak të një ataku në zemër. Ajo u shpall e vdekur kur u shfaq një ambulancë në banesën e saj dhe mjekët tentuan ta rikthenin në jetë. Ndërkohë vëllai i saj, Louis, anuloi performancën e tij për “BBC”, që ishte menduar se do të mbahej ditën e enjte. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për këngëtarin, sepse në vitin 2016 nëna e tij ndërroi jetë pas një luftë të gjatë me leuceminë.
Mirëpo nëse do viziotonit instagramin e saj, Felicite përveç Bebe Rexhës, me të cilën vëllai i saj, Louis bëri bashkëpunim, ajo ndiqte vetëm një shqiptare dhe nuk është asnjë nga vajzat VIP shqiptare me famë botërore. As Rita, as Dua, as Era, por modelja e famshme Oriola Marashi. Edhe pse nuk gëzon tamam një famë ndërkombëtare, imazhi i Oriolës është shfaqur në evente mjaft të rëndësishme muzikore, ku vlen të përmendim se u shfaq shumë herë në ekranet gjigande të MTV kur shfaqej klipi "Mama" i Jonas Blue, ku Oriola ishte modelja kryesore.
Nuk e dimë nëse Oriola është në djeni që Felice e ndiqte në Insta, pasi ajo nuk e ndiqte Felicite-n në Instagram.
R.I.P Felicite!/intv.al/