INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli BOTËROR, Sharon Stone, ka një mesazh “me gjithë zemër” për SHQIPTARËT! [FOTO]

Ylli BOTËROR, Sharon Stone, ka një mesazh “me gjithë zemër” për SHQIPTARËT! [FOTO]

Publikuar më: 09:33 30-03-2020

Gjesti që qeveria shqiptare bëri për Italinë, duke dërguar 30 mjekë për të luftuar koronavirusin, mori vëmendjen e mediave botërore, që nga Reuters, Euroneës e deri tek New York Times.

E sicc duket këtë gjest nuk ka lënë pa e vënë re edhe ylli i kinematografisë botërore, Sharon Stone. Pasi ka mësuar se Shqipëria ka dërguar 30 mjekë në Itali, aktorja ka bërë një postim në Instastory, përmes të cilit shpreh vlerësimin e saj për popullin shqiptar.

Ajo ka publikuar një foto të eksodit shqiptar para 30 viteve, kur Italia priti mijëra shqiptarë që vërshuan drejt brigjeve të saj për një jetë më të mirë:

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”

sharon.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004