INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli BOTËROR mahnitet nga tingujt e çiftelisë! Shihni çfarë ka bërë! [VIDEO]

Ylli BOTËROR mahnitet nga tingujt e çiftelisë! Shihni çfarë ka bërë! [VIDEO]

Publikuar më: 16:08 03-05-2019

Ai është një ndër këngëtarët më të njohur botëror i cili numëron shumë vite në skenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për legjendarin Lenny Kravits i cili së fundmi ka nisur turneun e tij evropian të koncerteve, ndërkohë që ndodhet në Shkup aty ku do të performojë për fansat e tij.

E teksa pret për të filluar koncertin e tij në këtë qytet, Lenny Kravitz ka shijuar një shtëtitje në Shkup. Ai publikoi një video në Instagram të vizitës së tij, ku duket se i bëri përshtypje muzika me cifteli e një të moshuari, të cilin e duartrokiti.

“Shkup, Pazari i Vjetër. Dita më e bukur duke takuar njerëz të bukur”, shkroi këngëtari në video.

Aty vihet re se shijon edhe performancën e disa fëmijëve të vegjël të ulur në rrugë, të cilët po i binin tarabukës.

 

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332