INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Yjet e Instagramit nën hetim për reklamimin e produkteve [FOTO]

Yjet e Instagramit nën hetim për reklamimin e produkteve [FOTO]

Publikuar më: 14:03 17-08-2018

Duke filluar nga çajrat për humbjen në peshë, e deri te setet e zbardhimit të dhëmbëve, yjet e Instagramit dhe rrjeteve të tjera sociale janë të njohur për reklamimin e produkteve. Por një hetim i ri mund ta ndryshojë komplet mënyrën si reklamohen këto produkte. Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut ka hapur një hetim për influencuesit e rrjeteve sociale shkruan opinion.al, për faktin se kur ata paguhen nga marka të ndryshme për të bërë reklamë, nuk e deklarojnë këtë gjë.

39281852_304778183431677_8126070143982764032_n.jpg

 

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit e thotë qartësisht se kur influencuesit paguhen ose shpërblehen për një promovim, duhet t’jua bëjnë të ditur këtë audiencës së tyre. Nëse nuk bëhet e ditur kjo i shtyn konsumatorët të mendojnë se opinioni është personal dhe jo i sponsorizuar, e kështu shtyhen për t’i blerë produktet.


Si pjesë e hetimit janë kontaktuar një numër i madh yjesh të rrjeteve sociale për të marrë më shumë informacion për postimet e tyre dhe natyrën e marrëveshjeve të biznesit që kanë me markat e ndryshme. Nuk dihet ende cilët personazhe janë kontaktuar

39270866_454821925036743_8559337811918979072_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057