INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Xhisiela’, kryebashkiaku Bushi: Berisha hedh baltë ndaj meje

‘Xhisiela’, kryebashkiaku Bushi: Berisha hedh baltë ndaj meje

Publikuar më: 17:16 18-10-2018

Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi u thirr sot për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen ‘Xhisiela’. Ai u paraqit në prokurori rreth orës 10:30, ndërsa qëndroi aty për disa orë. Emri i Bushit u lakua nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, si një nga zyrtarët që ndikoi që çështja në fjalë të mos bëhej publike. Pak pas daljes nga ambientet e prokurorisë, Bushi dha edhe për një prononcim për mediat. Ai tha se emri i tij përflitet për shkak të baltës që ish-kryeministri Sali Berisha hedh ndaj tij. “Gjithmonë është përfolur emri im, është vazhda e baltës së hedhur të Saliut ndaj meje. Jemi mësuar me këtë pjesë (qesh)”, tha Bushi, ndërsa nuk dha detaje rreth dëshmisë së tij në prokurori. Kujtojmë se dje djali i deputetit Rraja u la në burg, ndonëse kërkoi lirinë. E pranishme jashtë ambienteve të Gjykatës së Tiranës ishte edhe ish-e dashura e tij, Xhisiela Maloku, e cila bëri edhe ‘avokatin’ mbrojtës së Rexhepit, pavarësisht se denoncimi i saj e çoi Rrajën pas hekurave.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053