INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhesi, Meri apo Generda? Saimiri e ka ndarë mendjen cilën nga tre vajzat do të zgjedhë…

Xhesi, Meri apo Generda? Saimiri e ka ndarë mendjen cilën nga tre vajzat do të zgjedhë…

Publikuar më: 14:35 11-02-2021

Spektakli “Love Story” po shkon aktualisht drejt fundit dhe në garë kanë mbetur vetëm tre vajza të cilat po luftojnë për të fituar dashurinë e Saimirit,

Aktualisht në garë janë Xhesi, Meri dhe Generda, tre vajzat që kanë arritur të kenë vëmendjen e Saimirit dhe të këne më shumë takime emocionuese me të.

Në një intervistë për “Daily love story”, Saimiri ka treguar se afërsisht e ka ndarë mendjen për vajzën që do të zgjedhë në fund dhe se tashmë është i qartë, pasi e ka më të lehtë duke qenë se kanë mbetur vetëm 3 vajza.

Ai ka shtuar gjithashtu se si tip nuk tregon shumë emocion dhe e ka të vështirë të hapet me dikë.

“Afërsisht e kam ndarë mendjen. Unë kam tipin në fakt që nuk tregoj shumë emocion, e mbaj përbrenda. Duhet të më jesh afruar shumë afër që unë të hapem me një njeri”, është shprehur Saimiri.

 

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749