INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila zbulon kush do ia organizojë dasmën dhe ja pse parashikojmë që do jetë madhështore... [FOTO]

Xhensila zbulon kush do ia organizojë dasmën dhe ja pse parashikojmë që do jetë madhështore... [FOTO]

Publikuar më: 12:05 12-04-2017

Prej disa ditësh ajo ndodhet në Bullgari pasi po shoqëron Besin në xhirimet e filmit që do të jetë i përmasave ndërkombëtare.

Por nuk janë vetëm ata të dy. Xhensila shoqërohet atje edhe nga mikesha e saj Drilona bashkë me bashkëshortin.  Për ata që nuk e njohin Drilonën mjafton t’iu themi se është nusja e dasmës më madhështore që u organizua në Tiranë dhe jemi të sigurtë që do ta kuptoni për cilën bëhet fjalë. Drilona është bërë edhe pronare e “Altar” pasi i bleu aksionet Elvana Gjatës. Teksa po prisnin  të shihnin  backstage-in e filmit dhe po shijonin një gotë verë dhe shisha, vajzat vendosën të dilnin në live video. Aty, ndoshta nën efektin e një gote vere, pa dashje u zbulua edhe një sekret për dasmën e aq përfolur të Xhensilës. Drilona do të jetë njëra ndër shoqërueset e këngëtares si dhe fustanin do ta marrë sigurisht nga “Altar”. Si duket, pak nga pak po plotësohet puzzel-i i pikëpyetjeve për  dasmën e Xhensilës. Vetë këngëtarja nuk preferon të tregojë asgjë rreth saj sepse është supersticioze. “Jam shumë besimtare dhe dua vetëm që të shkojë gjithçka mirë, me vullnetin e Zotit”, thotë Xhensila. Por ne e kuptuam që do të jetë një nga ato damsat madhështore, pse jo si e Drilonës?  

xhenilogo.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438