INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila Pere kërkon të largojë nga ekrani Eliona Pitarkën: 'Është kot, pa lidhje!'

Xhensila Pere kërkon të largojë nga ekrani Eliona Pitarkën: 'Është kot, pa lidhje!'

Publikuar më: 20:35 10-10-2019

Nëse ka një person që ish-konkurentja e Big Brother, Xhensila Pere, do të donte ta largonte nga ekrani, e para është Eliona Pitarka

Në rubrikën “Pyetje Hot”, në emisionin Glamour Zone, Xhensila u tregua më e sinqertë se kurrë duke përmendur emra.

Moderatorja Ester Bylyku e pyeti konkretisht: Nëse do të kishe mundësi të largoje nga ekrani një figure publike, cila do të ishte dhe pse?

Dhe Xhensila u përgjigj duke thënë emrin e aktores, që sipas saj nuk bën për atë rol që është përzgjedhur në emisionin “Klanifornia”.

“Femër është. Nisur edhe nga ajo që sapo ka startuar… pashë puntatën e parë të emisionit dhe ajo është Eliona Pitarka. Më duket kot, pa lidhje. Te ajo fushë ku është prezantuar nuk bën”.

Së dyti Xhensila zgjodhi veten, duke thënë me ironi se njerëzit mendojnë se ajo s’bën asgjë, ndërkohë që vetëm klikime ju dhuron mediave. Dhe së treti, banorët e Big Brother, veçanërisht disa kokrra:

“Bëjnë një javë Big Brother, vijnë nga hiçi dhe pastaj duan të dalin dhe të bëjnë ndërkohë që janë… (troket). Realisht janë disa kokrra nga Big-u që them: O Zot”, u shpreh ajo.

785-0-5d9f502bcc344-620x481.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344