INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhemi zbulon për herë të parë se si duket Arbana me barkun e rrumbullakosur [FOTO]

Xhemi zbulon për herë të parë se si duket Arbana me barkun e rrumbullakosur [FOTO]

Publikuar më: 11:34 25-06-2020

Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël me partnerin e saj, rregjisorin Eduart Grishaj. Deri tani atë nuk e kemi parë asnjëherë me barkun e rrumbullakosur, pasi është munduar që ta mbulojë duke veshur bluza dhe fustane të gjera.

Por në një foto të postuar nga Xhemi, moderatorja pozon me një fustan të zi të ngushtë, ndërsa përpara ka një ëmbëlsirë me krem.

“Po ti më the, hajde pijmë një gotë”, shkruan ajo duke i bërë tag Arbanës e cila edhe pse pozon ulur, nëse do ta shohim me vëmendje duket me barkun e rrumbullakosur nga fustani i ngushtë.

Moderatorja njoftoi se do të bëhej nënë për herë të dytë në ditëlindjen e saj dhe të Eduardit e cila përkonte në të njëjtën ditë.

Arbana është nënë e një djali nga martesa e saj e parë, ndërsa Eduardi do të bëhet baba për herë të parë.

Arbana-2-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024290084838867