INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Xhafa e nis, atje ku e la Tahiri [VIDEO]

Publikuar më: 15:01 27-03-2017

Edi Rama prezantoi Fatmir Xhafën si Ministër të Brendshëm përballë drejtuesve të Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij kreu i ekzekutivit thotë se ky vit duhet të shënojë fundin e betejës kundër kanabis, duke i dhënë një hap shumë pozitiv ecurisë së vendit drejt BE.

Edi Rama
“Në 2017 janë të gjitha premisat që të ketë edhe epilogun e saj. Puna e nisur me kontrolle për të parandaluar mbjelljen e kanabisit përbën bazë inkurajuese që në vjeshtë të dalim krenarë përballë popullit dhe partnerëve dhe ti japim Shqipërisë një notë pozitive në raport me këtë fenomen të trashëguar nga e shkuara”.
Përfshirja e policisë në procesin zgjedhor të 18 ishte shqetësimi më i madh për opozitën por dhe aleatin kryesor në qeveri LSI. Ndaj Fatmir Xhafaj në mesazhin e tij të parë si ministër dha këtë garanci.
Edi Rama:
“Paanësi në çdo veprimtari në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Do të ndëshkohet rëndë çdo përfshirje e policisë që kalon kompetencat që i takojnë ligjit. Nuk do të lejojmë kurrsesi që policia të ndikojë në këtë proces”.

Article Logic
Execution time: 0.002007007598877