INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Zbulohen DETAJET dhe roli i saj, moderatoren e njohur SHQIPTARE do e shohim në serialin TURK përkrah yjeve të njohur! [FOTO]

WOW! Zbulohen DETAJET dhe roli i saj, moderatoren e njohur SHQIPTARE do e shohim në serialin TURK përkrah yjeve të njohur! [FOTO]

Publikuar më: 16:30 27-06-2019

Serialet turke janë ndër më të ndjekurat në Shqipëri dhe aktorët e tyre janë kthyer tashmë në personazhe shumë të dashur për ne.

Yjet e serialeve turke, të cilët kanë ditur të vjedhin zemrat e teleshikuesve kudo në botë, por shndërrohen pak nga pak në perandorët e një industrie fitimprurëse që tashmë po depërton kufijtë e vendeve ballkanike. Dhe siç duket në një film turk do shohim edhe një moderatore shqiptare.

Bëhet fjalë për ish Miss Kosovën, Arbnora Ademajn, e cila së fundmi ka qëndruar në Turqi, ku ka takuar aktorë e producentë turq. Sipas Prive, moderatorja kosovare, do të ketë rol në një film turk, që do paraqesë një ngjarje të vërtetë, e ku Ademaj do luajë rolin e një vajze që ka vështirësi në të folur.

Yll i filmit do të jetë edhe aktorja e famshme turke, sidomos e njohur për shqiptarët me rolin e saj në serialin “Nusja e Stambollit”, Semra Dinçer, me të cilën Ademaj është takuar ditë më parë në Stamboll.

RRRR.png

 

Në këtë projekt po ashtu, i përfshirë është edhe producenti kosovar Selim Qerka ndërsa skenarin e filmit do e bëjë aktorja Dinçer, e xhirimet do nisin në gusht të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711