INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW, u konfirmua! Artisti shqiptar sjell në vendin tonë yjet BOTËRORË, reperët tuaj të preferuar! [FOTO]

WOW, u konfirmua! Artisti shqiptar sjell në vendin tonë yjet BOTËRORË, reperët tuaj të preferuar! [FOTO]

Publikuar më: 18:28 21-01-2019

Artistët shqiptarë po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë me sukseset e tyre ndërkombëtare. Një ndër reperat më IN të momentit është edhe GASHI, i cili është bërë shumë i pëlqyer nëpër botë, sidomos pas bashkëpunimit me French Montana.

“Creep on me”, ishte një nga këngët më të pëlqyera dhe u kthye në hitin e verës së vitit 2018, por Gashi së fundmi, nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ka dhënë lajmërimin që do të zhvillojë një koncert në Kosovë dhe bashkë me të do të jenë dhe 3 artistë shumë të njohur: DJ Snake, French Montana dhe reperi G-eazy. “Në rregull…viti im fillon…albumi publikohet…do shkojë në ‘tour’ në SHBA…pastaj në Europë…më pas sjell DJ Snake, French, Geazy në koncertin tim në Kosovë”. Fansat menjëherë kanë shpërthyer në komente dhe duket se janë shumë të emocionuar për ardhjen e tij në Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602