INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW, shkëlqen! Këngëtarja SHQIPTARE shfaqet në monitorin e madh në ''Times Square'' në New York [VIDEO]

WOW, shkëlqen! Këngëtarja SHQIPTARE shfaqet në monitorin e madh në ''Times Square'' në New York [VIDEO]

Publikuar më: 20:56 02-07-2018

Ky shesh shkëlqen më shumë se kurrë! 

Tashmë është fakt që vajzat shqiptare po bëjnë namin nëpër botë. Çdo ditë dëgjojmë e lexojmë lajme për sukseset e këngëtareve të njohura shqiptare nëpër botë dhe nuk e fshehim dot që na bëhet qejfi. Një prej këngëtareve më të suksesshme është edhe Dua Lipa e cila po kryeson prej kohësh chartet muzikore me hitet e saj. E së fundmi imazhi i saj ka zënë vend në një nga sheshet më të mëdhenj në botë, pikërisht Times Square. Është pikërisht platforma YouTube që ka publikuar një reklamë në monitorin e madh në “Times Square” ku shfaqet edhe Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare shprehet e lumtur për këtë lajm dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996