Murat Yildirim është një nga aktorët më të suksesshëm në Turqi me një karrierë të gjatë në kinematografi.
Ai është i njohur për rolin e “Savashit” në serialin “Dashuri dhe ndëshkim”, teksa së fundmi është protagonist në serialin më të ri “Ramo”.
Ky serial ka nisur transmetimin në Shqipëri dhe pritet të ketë shumë sukses.
Murat ka postuar në Instastory duke i uruar shqiptarëve shikim të këndshëm.
Aktori nuk harroi të vendoste edhe flamurin kuq e zi, duke i gëzuar fansat shqiptar që e ndjekin.
Seriali “Ramo” ka në fokus konfliktin mes dy familjeve dhe një dashuri të madhe që do lind nga ky konflikt.