INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Pra asgjë nuk është siç duket? Skandal në emisionin e Ellen Degeneres, punëtorët akuzojnë producentët për arrogancë dhe agresion

WOW! Pra asgjë nuk është siç duket? Skandal në emisionin e Ellen Degeneres, punëtorët akuzojnë producentët për arrogancë dhe agresion

Publikuar më: 17:29 17-07-2020

Një punonjës aktual dhe disa që kanë punuar më parë në emisionin e Ellen Degeneres kanë ngritur akuza të forta për atmosferën në staf. Ata kanë folur në mënyrë anonime për shkak të frikës dhe janë shprehur se emisioni nuk është ai që tê tjerët shohin në shtëpi. Ata shprehen se janë pushuar pasi kanë marrë leje për sëmundje të caktuara, janë përballur me agresion dhe arrogancë dhe kanë qenë dëshmitarë të favorizimit nga producentët e emisionit. Asnjë akuzë specifike nuk është bërë kundrejt Ellen Degeneres. “Njerëzit janë fokusuar tek sa e keqe është Ellen, por nuk është ky problemi”, janë shprehur ata, të cilët kanë shtuar se problemi qëndron tek tre producentët që kanë në dorë çdo gjë, të cilët tregohen arrogantë, madje të pushojnë nga puna nëse ke ndonjë problem, pasi sipas tyre ka shumë njerëz që duan të punojnë aty.

Proudcentën Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner kanë reaguar për E! News duke u shprehur se po i marrin këto pretendime shumë seriozisht dhe ju vjen shumë keq nëse dikush ka patur një eksperiencë negative. Ata shtojnë me tej se do mundohen të bëjnë më mirë për të qenë një familje e madhe

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943